Aktualitet

Basha: Mbështesim hapjen 100% të listave me kusht, të mos ndryshohen koalicionet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:53 - 24/07/20 |
mapo.al

Pas takimit me aleatët lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot.


Basha tha se ky është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe propozimi që Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.


“Së pari dua të shpreh qëndrimin e opozitës e bashkuar se “5 qershori” që u votua ditën e djeshme është një bazë për garantimin e zgjedhjeve, nuk është ajo që dëshironim në por është nja marrëveshje e arritur edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.


Përshëndes qëndrimet e tyre që bëjë të qartë se konsensusi është rruga për të ecur përpara. Tryeza e Këshillit politik është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet për një numër çështjesh.


PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë dhe mendojnë se po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura, them se sot kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të përfaqësuesit politik që sa i takon kësaj Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot”, tha Basha.


Etiketa: , ,

Pas