Kryesore

Basha: Mbështesim protestën e artistëve nesër, Teatrin do e rindërtojmë siç ishte





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 17/05/20 |
mapo.al

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 20:30 Kryesinë dhe Grupit Parlamentar të PD, mbledhje e cila vijon prej më shumë se një ore.


Basha deklaroi për mediat se Partia Demokratike në këtë mbledhje ka vendosur të mbështesë nga nesër protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Kryedemokrati ka kërkuar nga degët lokale mobilizim në funksion të protestës, për t’iu ardhur në ndihmë aktorëve dhe aktivistëve të Shoqërisë Civile përpara Ministrisë së Brendshme.


Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë nesër në orën 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të qytetarëve. Është vendimi i lidershipit të PD për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona. I bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër të jemi në mbështetje të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit në këtë protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkeljes flagrante të kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh Basha.


Kreu i opozitës tha gjithashtu se opozita nuk do të marrë pjesë nesër në komisionin e reformës zgjedhore.

Edhe LSI në mbledhjen urgjente të Kryesisë ekzekutive, vendosi të mbështesë protestën e nesërme.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli për sonte protestën, për ta vijuar atë nesër në 16:30.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të sotëm nga fadromat e IKMT, në ndihmë të të cilëve ishin edhe mbi 1 mijë punonjës policie.

Teatri u shemb pas më shumë se dy vitesh rezistencë nga ana e artistëve.


Etiketa: , , ,

Pas