Aktualitet

Basha mbledh sot kandidatët për deputetë, çfarë pritet të ndodhë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 04/05/21 |
mapo.al

Një ditë pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e degëve lokale të PD, ku u vendos për mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, denoncimin me prova të manipulimit të zgjedhjeve dhe nisjes së turit në rretheve javën e kaluar, Lulzim Basha bën sot një tjetër lëvizje.






Burime për MAPO theksojnë se pasditen e sotme, rreth orës 18:00, Basha do të mbledhë në selinë e PD kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit si dhe ata që siguruan një mandat deputeti.


Ky takim është i pari mes tyre pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit, e cila nuk pranohet nga PD.





Partia Demokratike arriti të marrë 59 deputetë në zgjedhjet e të dielës së 25 prillit, ndërsa shënoi një rritje të konsiderueshme në vota. PD dhe koalicioni i saj morën në 12 qarqet 622 262 vota, ose 150 mijë vota më shumë se në 2017.

Lexo edhe :  Kërcënimi i kandidatit në Fier, Meta: Të mbrohet kush denoncon krimet zgjedhore


Pasditen e djeshme, Basha mblodhi kryetarët e degëve të PD në të gjithë Shqipërinë si dhe drejtuesit e qarqeve, ku ka ripërsëritur kërkesën për të mbledhur prova të manipulimit të votës, e ato më pas, të dërgohen në institucionet përkatëse, por edhe te ndërkombëtarët.


Basha paralajmëroi gjithashtu edhe nisjen e një turi kombëtar në të gjithë vendin, ku do të denoncohen zgjedhjet e manipuluara, sipas PD.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke marrë 74 mandate ose 768 250 vota, ndërsa Edi Rama hyri në histori si kryeministri i parë që fiton tre mandate radhazi.

208


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas