Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë pasditen e sotme në orën 19:00, ndërsa më herët rreth orës 18:00 pritet të ketë një takim mes Bashës dhe kryetarëve të partive aleate.
Mbledhja e Kryesisë së PD bëhet për të vlerësuar situatën aktuale politike, thanë burimet.
Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave te tjera te partise, grupit parlamentar dhe kolegjit te kryetareve.
Lidhur me vendimin e Metës për të shtyrë zgjedhjet, kryedemokrati Basha deklaroi dje se “falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan. Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane”.
Ndërsa sot ka patur një reagim nga Gazment Bardhi i cili tha se anëtarët e KQZ që refuzuan të zbatojnë dekretin e Metës për të shtyrë zgjedhjet janë duke u përdorur nga Partia Socialiste.