Lulzim Basha pas mbledhjes me krerët e degëve u shpreh për mediat se më 16 mars, do të ketë sërish një bashkim të madh popullor në Bulevard, para kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. Derisa ta shporrim këtë bandit, këtë hajdut, tha Basha, që ka vjedhur karrigen sipas tij duke manipuluar votën me paratë e krimit dhe bandat e tij.
Kryetari i PD-së u shpreh se Rama nuk kishte asnjë plan tjetër, përvec kapjes sërish të votës në zgjedhjet më të para, skenar që sipas tij u zbulua edhe nga gazetarët investigativë të Rait, me reportazhin që ata bënë në zonën e Shijakut. Në këtë material, u pa se disa persona të intervistuar tregonin se paratë e drogës do të përdoren për të blerë votat.
Ndërkohë, Basha bëri të ditur se protesta do të ketë edhe me 28 shkurt dhe 7 mars, para Parlamentit, të enjteve kur supozohet se do të ketë seancë plenare.