Aktualitet

Basha me amerikanët: Folëm për udhëkryqin e demokracisë pas masakrës zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 14/10/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për gazetarët pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim. Kryedemokrati u shpreh se me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni u diskutuan një sërë çështjes si demokracia në vend, stabiliteti i rajonit dhe rolin e SHBA-ve.






Siç u shpreh Basha, me miqtë amerikanë diskutoi për rolin e PD-së dhe opozitës në demokracinë shqiptare si dhe për bashkëpunimin me SHBA për ta kthyer vendin “në shinat e demokracisë.”


“Kemi folur me përfaqësues të lartë nga Uashingtoni për demokracinë shqiptare, udhëkryqin në të cilin ndodhet në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Dhe, rolin e PD dhe të opozitës shqiptare në Parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë….







Përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Kur nuk goditet dhe burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar.




Të krijojmë një klimë investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transformimit të teknologjisë dhe të kapitalit amerikan në Shqipëri.” – tha Basha.



Çështja e dytë e diskutuar kishte lidhje me rajonin dhe stabilitetin me një fokus të veçantë tek projekti “Ballkani i Hapur” që sipas Bashës është një situatë e provokuar nga “ringjallja e planeve hegjemoniste serbe.”

“Çështja e dytë ka të bëjë me rajonin dhe me veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novi Sadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndaluar dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave jo perëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të SHBA dhe të boshtit euroatlantik për stabilitet në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i themelit në stabilitetin e rajonit të Ballkanit.” –  tha Basha.

<
>
634bac35-f453-46b2-a9c7-7dab9ce70cdd 4ff6800e-80fb-4f06-9c86-8a92a766dc1c 5236e9ed-a067-40c5-b531-2e65e9a2365c c606c019-6dd0-4077-9759-77ba3660cf7a f6b92a19-aeba-41eb-ba6d-9599f9f31e4e dc23b8f8-2aee-4c5b-85da-9a79f4fb32d0

Deklarata e plotë
Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni. Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.

Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.

Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.
Faleminderit!

LEXO EDHE:

Senati i SHBA dhe Yuri Kim mbërrijnë në PD për të takuar Bashën

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas