Teksa firmosi kontratën e besimit me banorët e Unazës së Re, kryetari i PD, Lulzim Basha premtoi se PD zotohet për t’i dëmshpërblyer me çmimin e tregut, banorët e prekur nga projekti i rrugës. Gjithashtu, Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet, projekti do të ndryshojë.
“Partia Demokratike do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar“, u shpreh Basha.
Kreu i PD tha gjithashtu se zyrtarët që u bënë pjesë e aferës korruptive 40 mln euro në Unazën e Re do shkojnë përpara drejtësisë.
“Këtu ka ndodhur një aferë e madhe 40 milionë euro, 20 prej të cilave do përfundonin në banka jashtë shqipërisë me dokumente të falsifikuara. kishin falsifikuar edhe dokumente nga SHBA. Edhe pse ka 6 muaj që është denoncuar ky skandal, askush nuk ka përfunduar përpara drejtësisë, sepse drejtësia është e kapur. Skandali dhe afera e “Unazës së Re” nuk vjen sepse këtu kërkohet zhvillim, ky nuk është projekt zhvillimi, por projekt vjedhje. Ndërsa projekti i devijimit të lumit, e para histori në europë, bëhet për të pasutr ar 60 mln eurot e projektit të trafikantit të drogës, Edmond Begos, mikut të Taulant Ballës, duke rrezikuar shembjen e 600 shtëpive të tjera.
Kjo për të pastruar paratë e drogës të klaneve kriminale të drogës. Këto i lidh një emër sepse shteti shqiptar funksionon si bandë, si narkoshtet, ka sjellë kriminelët, ka kapur drejtësinë me qëllim që t’i vjedhjë dhe t’i grabisë shqiptarët, pa asnjë shans për të dhënë llogari përpara drejtësi. Ky është projekti i vetëm i Edi Ramës vjedhja juaj dhe mosdhënia llogari për shkeljet.Përpara nisjes së shtatorit të nisjes së protestave popullore dhe nisjes së dialogut kombëtar, këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme me banorët e “Unazës së Re”. Ky është angazhimi ynë, e zeza mbi të bardhë, për të vënë në vend drejtësinë dhe për të vendosur padrejtësinë përpara ligjit”, tha kreu i PD.
LEXO EDHE:
PD kontratë me banorët e Astirit: Rishikim projektit e dëmshpërblim
Kontrata e PD: Përpara ligjit zyrtarët e aferës korruptive në Astir