Kryesore

Basha me banorët e Astirit: 16 Marsi, takim me historinë







               Publikuar në : 18:24 - 10/03/19 |
mapo.al

Lulzim Basha ishte sot në ditën e 127 të protestës së banorëve të Astirit, në atë që e quan si shembullin tipik, të korrupsionit dhe ku vendimin nuk e merr ligji, por mafia. Basha tha se vlerësimi 20 milionë euro për një kilometër, sic ndodh me projektin e zgjerimit të Unazës, është shprehje e korrupsionit dhe abuzimit. Kreu i opozitës u shpreh se Edi Rama është sot përfaqësuesi i llumit më të madh të shoqërisë, llum që do të fshihet me protestën e qytetarëve. Basha tha se ka ardhur koha që vendimet t’i marrin qytetarët, e jo më kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar.


Lideri i demokratëve tha se djegia e mandateve ishte vendimi më demokratik e më patriotik që është marrë ndonjë herë, duke e vendosur opozitën jashtë Parlamentit të krimit, e në krah të qytetarëve e të popullit. Basha tha se ky vendim u bë për të kthyer vendimmarrjen tek njerëzit. Me aktin e dorëzimit të mandateve, Basha tha se pushteti ka ikur nga duart e Ramës dhe krimit, dhe ka shkuar tek njerëzit.

Kreu i opozitës, theksoi se largimi i Edi Ramës është i pashmangshëm përballë bashkimit të qytetarëve. Në Europë, pohoi Basha, shkohet vetëm më zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe atje, nuk shkohet me një qeveri hajdute që vjedh zgjedhjet, dhe e kthen shtetin në funksion të pasurimit të një grushti njerëzish. Basha i ftoi sërish protestuesit e Astirit, të bashkohen në marshimin e 16 marsit në Bulevard, para kryeministrisë. 16 Marsin ai e quajti një takim me historinë./MAPO.AL/

Lexo edhe:

16 marsi/ Basha mbledh Kryesinë: Largimi i Ramës, emergjencë


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas