Kryedemokrati Lulzim Basha që ndodhet për vizitë në Londër ka folur edhe për taksën e rrugës Tiranë-Durrës që pritet të miratohet pasi vetë ministrja Balluku ka deklaruar se ndërtimi i autostradës do të jepet me koncesion e mandej do vilet dhe taksa. Basha tha se do të hiqet taksa që është funksionale në Rrugën e Kombit si dhe do të zhbëhet PPP-ja për Tiranë-Durrës.
“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës së kombit dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, tha Basha gjatë një takimi me shqiptarët në Londër.
***
Takimi me deputetët britanik: Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës
Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.
“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi Basha.
Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Boëness, zv Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik, bëri të ditur zyra për mediat në PD.
ja dhe prostitutat e kriminelat e shqiperise
qe ala ushtrojn prostitucionin te lire neper bote
kta nuk vlejn sa letrat e wc-s
Or basha dhe ju zagaret qe e ndjekniketelegen materniteti.PD e tij asnje hete neketo gati 30 vjet nuk ka fituar dhe nuk ka per te fituar edhe sikur ne te gjithe qendrat e votimit tejene kryetarvete Lulzim Basha.