Aktualitet

Basha me drejtuesin e Portalit Studentor: Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:06 - 18/12/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku.






Basha sqaron se kanë diskutuar rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.


Kreu i demokratve ka theksuar edhe njëherë se me ardhjen e tyre në pushtet do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.







Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë. Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.




Nga programi ynë për arsimim, veçova:



100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, shprehet Basha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbashapd)

1


Etiketa: , ,

Pas