Opozita vazhdon të kërkojë praninë e Edi Ramës në Kuvend, për të dhënë llogari, pas publikimit të raportit investigativ në VOA, për blerjen e votave nga krimi.
Lulzim Basha duke përmendur kryeministrin Rama, tha se atij nuk i bëhet vonë për qytetarët, pasi është i lidhur me Ymer Lalën, Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin.
Kryeministër të krimit, e ka quajtur Basha, duke insistuar që Rama të paraqitet në Kuvend.