Kryesore

Basha me fakte të reja: Rama përgjime telefonike dhe mesazhe me anëtarët e grupeve kriminale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:10 - 25/10/18 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Prokuroria e Krimeve të Rënda do të mbyllë dosjen, që implikon Vangjush Dakon në përgjime me grupin e Avdylajve.






“Forma e veprimit është bërë e tillë që hetimi të çohet drejt dëshmimit, drejt lehtësimit të akuzave dhe të mbetet në sipërfaqe. Mos të shkojë të bosët e këtyre aferave kriminalë, të cilat në rastin e bandës së Avdylajve janë Vangjush Dako dhe ministrat e deputetë të tjerë të kupolës së Rilindjes”, tha fillimisht Basha në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24.


“Çështja që shtrohet sonte në tryezën tuaj, është shumë më e madhe se cështja e Vangjush Dakos, apo ministrave apo kryebashkiakëve të tjerë. Sic e thatë ju dhe sic e kemi denoncuar edhe ne, qysh në zgjedhet e Dibrës që figurojnë Ulsi Manja dhe dy ministra, për shitblerjen e votave, këto janë simptoma të një problemi që në Shqipëri kanë ardhur duke u rënduar. Ato që shohin shqiptarët, janë provat ligjore, të mbledhura gjatë një procesi hetimor, të nisur nga prokuroria, ku gjatë përgjimit të bandave kriminale, sic është banda e Avdylajve, familja kriminale Ndoka, ka rezultuar dhjetra orë bisedime telefonike dhe mijra mesazhe të shkëmbyera mes banditëve dhe eksponentëve me të lartë të PS-ë, duke përfshirë dhe Ramën”.







Basha shtoi se Prokuroria nuk mund të hetojë eksponentët e Partisë Socialiste, sepse ajo është e kapur. “Transkriptimet e këtyre bisedave, ku nga njëra anë kërkohet mbështetjë në fushatë zgjedhore dhe nga ana tjetër premtohetn favore, duhet të ishin hetuar prej kohësh nëse do të kishim prokurorë të pavarur. Duhet të ishin cuar në procedim penal, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, që rezultojnë në një tjetër dosje, tek Vangjush Dako, politikan bandit, e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një kryeministrër ilegjitim, që ndodhen aty jo për shkak të votave por mbështetjes kriminale”.




1




Etiketa: , ,

Pas