fbpx

Aktualitet

Basha me fermerët e Divjakës: Zerojmë koston e prodhimit





               Publikuar në : 12:51 - 17/11/19 |
mapo.al

Stacioni i radhës për turin e takimeve për liderin e PD-së Lulzim Basha kanë qenë fermerët e Myzeqesë në Divjakë. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se ka zgjedhur që ta shoh në sy krizë, duke vijuar me takime, dhe jo të qëndrojë në Tiranë dhe të merret me krizën politike. Mes të tjerash Basha tha se shteti i sheh fermerët vetëm nga xhepat, ndërsa shtoi se; “I trajton shqiptarët si lopë për t’u mjelë”.


“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale.



Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe.


Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka.

Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte. Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si tju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për tju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për tju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar”, u shpreh Basha.

Duke prezantuar programin e PD për Bujqësinë, Basha tha se do të ketë zerim të kostos së prodhimit për fermerët.

Mbështetja për fermerët do të bëhet në bazë të sasisë së prodhimit. Prodhimi do të ketë akses në tregun e brendshëm por edhe të jashtëm. Kjo do të bëhet duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin dhe duke shtuar kontrollin në dogana për të eleminuar futjen e mallrave të subvensionuara nga jashtë. Kush sjell këto mallra do të paguajë taksë që të mos ju konkurojë me çmime më të ulta. Dogana do punojë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Nuk do të keni nevojë për NIPT sepse identifikimi i fermerit shqiptar do të bëhet vetëm më kartë identiteti. NIPTI u shpik për t’ju futur ju në vathë”, tha ai.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas