Kryesore

Basha me fermerët në Ndroq: Punojnë nga ora 5 e mëngjesit, por mundi nuk shpërblehet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 17/06/20 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është takuar me fermerët dhe banorët në Ndroq të Tiranës. Basha u shpreh se ata punojnë nga ora 5 e mëngjesit e deri në darkë vonë, por mundi i tyre nuk shpërblehet. Të ardhurat që sigurojnë, nuk mbulojnë as kostot.



Postimi i Bashës:


Asnjë subvencion, me rrugë të shkatërruara, me kosto të rritura për punimin e tokës dhe fitim minimal.




Punojnë nga ora 5 e mëngjesit e deri në darkë vonë, por mundi i tyre nuk shpërblehet. Të ardhurat që sigurojnë nuk mbulojnë as kostot.



Jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin ndërsa nuk iu është dhënë asnjë mbështetje nga qeveria.
Në 7 vjet RAMAVIRUSI i ka braktisur banorët e fshatrave, i ka braktisur fermerët sepse të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek një grusht njerëzish që përfitojnë para prej taksave të tyre.


Për 3 muaj qeveria ka paguar vetëm 90 milionë euro ose 10 euro për person si masë anti-COVID, për qytetarët ndërsa qindra milionë euro ia ka dhuruar përmes tenderave, koncesioneve e PPP-ve korruptive 4-5 oligarkëve.

Ne do ta nxjerrim vendin nga kjo krizë!

Ne kemi ofertën dhe vendosmërinë për të shpëtuar fermerët dhe shqiptarët nga kriza me një qeveri të dalë nga vota e qytetarëve.

Lexo edhe :  "Bashkë kundër së keqes" - Çifti Basha viziton ekspozitën e veçantë

Ne do të akordojmë 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët në bazë të prodhimit që ka secili prej tyre. Nuk është më e mira por të paktën të barazohemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë dhe do të bëjmë gjithçka që fermerët tanë të mos disavantazhohen.

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barazvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.

Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të lehtësojmë fermerët por edhe qytetarët.

Ne do të akordojmë 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave.
Ne i kemi të gjitha mundësitë, mjafton që paratë e qytetarëve t’iu kthehen atyre dhe jo të shkojnë te një grusht oligarkësh.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas