Aktualitet

Basha me kreun e Komunës së Bujanocit: Serbia të ndalë spastrimin etnik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 29/07/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Në fokusin e këtij takimi ishin problematikat që hasin shqiptarët në këto komuna.






Sipas Bashës, në Bujanoc po bëhet spastrim etnik nga Serbia përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve duke i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.


Pas takimit, në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje autoriteteve serbe dhe kreut të shtetit, Aleksandar Vuçiç që të ndalojnë këtë proces të paligjshëm.







Duke komentuar dhe marrëveshjet të minishengenit ballkanik, Basha thotë se nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë e qytetarëve në rajon dhe nga ana tjetër shqiptarët diskriminohen.





Kam kënaqësinë e madhe që t’i uroj mirëseardhjen në Shqipëri dhe në Selinë e Partisë Demokratike, kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifit dhe personelit të tij në një takim vëllazëror ku kemi diskutuar problemet që hasin qytetarët në këtë komunë. Të nxehta mbeten problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku do të veçoja spastrimin etnik që po i bëhet komunës së Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës nga procesi i pasivizimit të adresave të banorëve.

Është një proces diskriminues i Republikës së Serbisë në kuadër të Këshillit të Europës dhe dokumenteve të bashkëpunimit të integrimit në BE nga ana e Serbisë. Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë tregti të paligjshme. I bën thirrje SHBA-së, BE-së që përmes presionit të ndalet ky spastrim etnik që po bëhet nga pasivizimi i adresave. Mbi 2000 qytetarë të komunës së Bujanovcit kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe sigurimeve shëndetësore.

Nga njëra trumbetohet lëvizja e lirë dhe nga ana tjetër goditet përmes diskriminimi, shqiptarët në Serbi të Luginës së Preshevës.E gjithë zona ka vetëm një institucion shëndetësor ku ndonëse i shërben 7 komunave, nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Diskriminimi vazhdon me pengesat e nxënësve të mesme për të mësuar në gjuhën amtare. Mosnjohja e diplomave për studentët që kanë studiuar në Prishtinë.

Përkundër kësaj situate, shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës, disafish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze me protagonizëm pa asnjë efekt, se sa ndihma që u jepet këtyre komunave. Është në kundërshtim flagrant me vizionet tona. PD dhe unë personalisht do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence të kësaj qeverie dhe do i japim ndihmën e nevojshme shqiptarëve të luginës së Preshevës. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen time, të gjithë shqiptarëve, dhe drejtuesve lokalë të luginës së Preshevës” – tha Basha.

Lexo edhe :  Mesazhi i Berishës: Sot nisim foltoren për një PD më të fortë dhe më të hapur

Kreu i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime dhe me kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Metën si dhe me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majkon.

Duke i bërë të ditura problematikat dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Arifi uron që qytetarët shqiptarë të jetojnë të bashkuar.

“Sot patëm një takim me kryetarin Basha. Unë paradite kam pasur një takim me Presidentin Ilir Meta dhe ministrin Pandeli Majkon. I njoftova për problemet dhe sfidat e shqiptarëve në luginën e Preshevës. I njoftova për situatën se si sillet Serbia me shqiptarët në këtë zonë. Edhe Departamenti i Shtetit Amerikan ka dhënë një vlerësim që Serbia po bën një spastrim. Ne kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar sepse Shqipëria në BE dhe në NATO sëbashku me Kosovën në NATO dhe sëshpejti në BE, shqiptarët e Luginës së Preshevës do jenë më të fortë. Unë mendoj dhe shpresoj se shqiptarët do jetojnë të bashkuar” – tha Arifi.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas