Në mbyllje të protestës para Parlamentit, kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje protestuesve që ta ndjekin atë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit për të djegur mandatet parlamentare. Basha dhe protestuesit kanë marshuar në këmbë nga ndërtesa e sallës së seancave plenare në drejtim të Kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë që në momentin kur nisi marshimi i turmës, brenda Kryesisë së Kuvendit ndodhet kryeministri Edi Rama në takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Por pas disa minutash, Rama ka lënë zyrën e Ruçit dhe eskorta e tij është larguar me shpejtësi. Deputetët e PD, LSI dhe partive aleate të djathta dorëzuan në ambientet e Kryesisë së Kuvendit mandatet e deputetëve, pas vendimit unanim për djegien e tyre.
/Gazeta Mapo/