Aktualitet

Basha me qytetarët dhe bizneset në Tiranë: S’premtoj mrekulli, kemi plan pune














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 05/03/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe me bizneset në nësinë nr.9 në kryeqytet. Basha iu drejtua qytetarëve duke ju thënë se nuk premton mrekulli, por normalitet. Kryedemokrati ju tha qytetarëve se do t’ju kthejë shtetin dhe gjithë administratën në funksion të tyre.





Më tej, gjatë takimit me disa prej bizneseve dhe pensionistëve, Basha do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj.


“Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të paguar ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri. Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.




Bashkëbisedimi i Bashës me qytetarët


Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar!…


Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.

Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.

Lulzim Basha: Të falënderojë nga zemra!

Qytetari: Shumë u bënë 8 vite, shumë u bënë. Nuk durohet më shumë.

Lulzim Basha: 8 vite!

Qytetari: Shumë, shumë!

Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.

Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.

Lexo edhe :  Basha marrëveshje bashkëpunimi me PAK: Produkt i një dialogu prej dy vitesh

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit ku vend të veçantë do ketë edhe plani për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë.

Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?

Qytetari: Përshëndetje!

Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.

Lulzim Basha: E di.

Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.

Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.

Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?

Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet

Lulzim Basha: Dobët?

Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!

Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.

Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.

<
>
6bf08830-950f-4d0e-abcf-f0d178f56778 608d1f98-d8bf-415b-8314-60770509fc06 f82344b2-f95b-41de-a16a-1ea81f5253af 88cd7eab-6428-4f5a-ad91-6e1d3281ded5 93c22329-cda8-4b42-8c98-4151bc63eaa1 7f2009e6-29e6-4e9e-8479-b23fcef6834b 706db0c5-f174-4d7d-84c9-7ec0b390744d 636ca3e4-0b28-4685-9e35-64c46effc3dc a08d8656-db17-4c9b-9044-ab0c010f2359 c753090b-04f2-4972-ad7b-b69b928c2a2a 29234583-6f12-4ee8-9099-0b2d61b02ef2 827805cc-b9ae-4950-8b15-0c7abfab7a19 021e8aaf-2eef-451a-8e6f-1ad3fca5f4d0 f19dfdac-c348-42b7-93a7-70f1584ca3b7 275ea624-f2da-44e2-a16a-61f0dbe3a40f 2d5f7906-db6c-4159-99ff-c9ff71a7df90 08a22ec7-7679-45b8-8a07-0fbe9f0c7d98 636a3b92-8119-4121-8e4f-1a680a4f7765
1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas