Lulzim Basha tha sot në një takim me të rinjtë në zonën e 21 dhjetorit, se protesta e studentëve në dhjetor i dha zemër, i bashkoi qytetarët, dhe ndezi shpresën për ndryshim në vend. Dhe sot, qytetarët janë bashkuar, kanë energji dhe i kanë futur frikën Ramës, që sic tha ai, ia ka mbathur në Vlorë, një ditë para protestës së thirrur në orën 11 para kryeministrisë. Basha është sot pasdite në një tur takimesh në formën e ecjes në Tiranë, ku kërkon të nxisë qytetarët që të bashkohen nesër në marshimin në Bulevard.
Kryetari i PD, u shpreh se Rama do të hasë dhe në rezistencën e vlonjatëve dhe nuk do të ketë rrugë tjetër vecse të kërkojë azil politik dhe të bashkohet me Gruevskin. Basha u kërkoi studentëve të inxhinierisë dhe të rinjve të 21 dhjetorit ta shoqëronin drejt zonës së Astirit, do pritet të takojë banorët që protestojnë prej muajsh, kundër prishjes së banesave të tyre atje./Gazeta Mapo/