Aktualitet

Basha me studentët dhe përfaqësues të EDS: Programi ynë ka në fokus rininë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 06/03/21 |
mapo.al

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me studentët dhe përfaqësues të ‘European Democrat Students’. Basha tha se në fytyrat e të rinjve shikon shpresë, besim për fitoren e 25 prillit.





Kryedemokrati theksoi se fitorja e së mirës në Shqipëri, gjithmonë ka pasur fytyrën e rinisë.


Lideri i opozitës theksoi se 8 vitet e fundit kanë qenë të vështira për shkak të keqqeverisjes nga Rama, ndërsa shtoi se 75 për qind e të rinjve duan të largohen nga vendi.




Më tej, Basha tha se 94 për qind e atyre që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Lidhur me këtë, Basha tha se që të fitojë rinia, duhet larguar kryeministri Rama.


“Rama ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare. Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për të nënshtruar rininë. Akti i parë në programin tonë është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë. Ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane. Ne do të bëjmë të mundur përmes këtij ligji autonominë universitare.


Do t’i kthejmë këto universitete në qendra përgatitjeje për hapat e tjerë që ju presin në jetë. Unë e ndjej si misionin tim personal të bëj gjithçka për ta ndalur këtë hemorragji. Çdo i ri dhe e re do të ketë mundësinë të studiojë pavarësisht mundësive ekonomike.”-tha Basha.

Tobias Rüttershoff, drejtor i Konrad Adenauer Stiftung tha; “Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!” – ndërsa shtoi se “nëse nuk e përdorni votën tuaj dikush tjetër do të fitojë”

Carlo Angezano, kryetar i EDS, organizata zyrtare e studentëve të EPP shtoi se  ju duhet të drejtoni rrugën drejt ndryshimit!

“Unë pres që të vij përsëri këtu dhe të punoj me Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Lulzim Basha.  Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjet tona Europën.

Ju do t’i jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre. Faleminderit! Faleminderit përsëri për pritjen këtu në selinë e PD. Faleminderit të gjithë miqve të mi nga forumi FRPD. Ka qenë një nder të shkëmbej me ju ide ditët e fundit të fushatës.

Falë punës suaj, falë punës që rinia juaj po bën në nivelin evropian, studentët shqiptarë tani përfaqësohen në nivelin më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Së bashku do të bëjmë një Shqipëri më të fortë dhe do të hapim rrugën drejt fitores. Fitore dhe Rama ik.

Merrni kontrollin e së ardhmes tuaj në 25 Prill! Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha. Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij.

Familja EPP beson te Basha. Lulzim Basha ka besimin e duhur, arsimin perëndimor që do të përmbushë sfidat me të cilat përballet ky vend.“-tha Angezano.

Lexo edhe :  Basha në familjen e zhgënjyer nga PS: 25 prilli është dita juaj, kemi plane

Organizata Rinore Europiane: Jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha. Unë jam këtu për te përfaqësuar organizatën më të madhe në Evropë, Studentët Demokratë Evropian, organizata zyrtare e studentëve të EPP dhe është një nder të jem këtu për të mbështetur dhe inkurajuar ju rininë shqiptare, studentët shqiptarë.

Unë dua t’ju jap një mesazh të rëndësishëm: Ju duhet të drejtoni rrugën drejt ndryshimit duke marrë kontrollin e së ardhmes tuaj në 25 Prill. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen tonë dhe ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah jush. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju. Familja EPP beson te ju. Ju keni një vizion, një mision për të transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Evropës.

Unë shpesh ju kam takuar gjatë takimeve të PPE-së, ne kemi punuar së bashku dhe ju keni frymëzuar të gjithë familjen tonë të PPE-së përmes dëshirës dhe punës tuaj të pandalshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për t’i ofruar të rinjve shqiptarë një të ardhme të begatë, një të ardhme të vërtetë Evropiane.

Unë mund të ndjej zhgënjimin, pas 8 viteve të Ramës dhe dështimet e qeverisë së tij, por tani është koha për shpresë, ku ju keni në duart tuaja të ardhmen tuaj, ju keni fuqinë për të larguar ketë politike te dështuar dhe për të ndryshuar vendin tuaj për më mire. Ju keni përpara modelin e rregullit që i duhet këtij vendi, Lulzim Basha. Ai ka besimin e duhur, arsimin perëndimor që do të përmbushë sfidat me të cilat përballet ky vend.

<
>
1fb03790-45a6-418f-9011-0ac054b7901d 72fec074-de48-4570-89f2-2a63248d5221 ce3470d2-e2b6-4ce0-8fcf-d3ac7f276a34 3bf7daf8-0186-426d-8f40-a0b710b60cfa bb036186-d820-4232-970a-889e4d1564bb f901c5f0-be69-4497-a75a-62749160fe8b b7a749bd-3b87-477f-9087-72347a6b4edf

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas