Aktualitet

Basha: Mercenarët e Ramës flasin për pazare, por nuk ka kthim pas






               Publikuar në : 14:28 - 12/07/19 |
mapo.al

Lideri demokrat Lulzim Basha ka mbledhur sot në mesditë strukturat e partisë për të diskutuar për planin që do ndjekë opozita pas 10 protestave kombëtare.


Disa pjesë të deklaratës së tij janë publikuar në media. Basha mësohet se është shprepur se “kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramen kryeministër nuk ka për të patur”.

Basha ka kerkuar nga deputetët dhe anëtarët e Kryesisë se ata duhet te jene te qarte në mesazhet qe japin.

“Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”- ka thene prere Basha.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar po diskutohet plani për verën, puna organizative, strukturat, bordet këshillimore që duhet të jenë tërësisht aktive.

Mësohet se Basha do dalë në terren ne cdo dege të PD-së, deri fund të muajit. Ndërkohë që nje grup pune do jetë gjithashtu për cdo ditë në terren, per te finalizuar gjithe pergatitjen e strukturave, sipas udhëzimeve të fundit të dhëna nga kryedemokrati.

Synimi eshte qe muaji gusht te mbylle çdo pune pergatitore dhe nisja e shtatorit duhet ta gjeje gati PD per zhvillimet sipas saj te shpejta politike qe priten.

Pas mbledhjes Basha bëri një deklaratë për gazetarët e pranishëm në selinë e PD-së.

“Drama më e madhe e madhe është ekonomia e shqiptarëve. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore. Gjithë vëmendja dhe energjia jonë është përqendruar drejt ndryshimit që pret çdo shqiptar. Gjendja ekonomike do të ndryshojë përmes transformimit të ekonomisë duhet të zgjedhimin krizën politike deh kjo do zgjidhet përmes standardeve perëndimore.  Bashkë me qytetarët do i japim fund kësaj situate.  Këto ditë këto javë, do i japim fund projektit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit”, u shpreh ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas