Kryesore

Basha merret në mbrojtje, MB e mohon






               Publikuar në : 20:03 - 10/01/15 |
mapo.al

lulushiKryetari i PD Lulzim Basha është marrë në mbrojtje të posaçme fizike nga Njësia GOS gjatë gjithë 24-orëshit pas kërcënimeve të bëra nga Emiljano Shullazi.


Vendimi për mbrojtjen e Bashës u mor pak orë pasi deputetja e PD Voltana Ademi depozitoi në prokurori kallëzimin penal ndaj Shullazit duke thënë se ai kishte kërcënuar kryetarin e PD.



Komisioni për mbrojtje të posaçme pasi shqyrtoi kërkesën vendosi mbrojtjen e Bashës si dhe deputetes Ademi duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme një kërkesë për rritjen e sigurisë ndaj tyre.

Ndërkohë në MB edhe pse pranohet se janë shtuar masat e sigurisë ndaj Bashës mohohet që të ketë ardhur një kërkesë për mbrojtje të posaçme për Bashën dhe Ademin.

Nga MB thonë se është vendosur një person dhe jo katër në mbrojtje të Bashës.

PD ka përgënjeshturar menjëherë deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme.

Sipas PD-së Basha nuk ka bërë asnjë kërkesë për mbrojtje të posaçme dhe pretendimet e MB janë tërësisht të pavërteta.



CLOSE
CLOSE
Pas