Aktualitet

Basha mesazh mjekëve: Ju jeni heronjtë tanë, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 13/03/20 |
mapo.al

Jeni heronjtë tanë!”. Ky është mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha, drejtuar mjekëve, të cilët po kujdesn për të prekurit me koronavirus.


Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj. E gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! “, – shkruan Basha.


Mesazhi nga Lulzim Basha:


Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!


Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Etiketa: , ,

Pas