Basha, mesazh Ramës: Burrë s’të bëjnë banditët e Fushë-Krujës që ke në lista

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbaruar vizitën në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, dhe gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë ka vendosur të falenderojë për mikpritjen e ngrohtë të gjithë banorët e këtij qyteti.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Basha shprehet se 14 Marsi i ndan shumë pak shqiptarët nga 25 Prilli, dita ku të gjithë do të bashkohen për ndryshim.



Teksa u ndal edhe njëherë tek incidenti i mesditës së sotme në Elbasan, Basha përcjell të njëjtin mesazh për kryeministrin Edi Rama, të shkëputet nga krimi.

“Edi Ramës po i them këto dy fjalë për Ditën e Verës: Burrë nuk të bëjnë banditët pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit, burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që i ke futur në listat e tua, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, prandaj ke nevojë si për morfinën dhe kokainën dhe banditët që të rrethojnë. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas përkushtimin personal. Ndali provokimet ndaj qytetarëve. Mos i provoko, dhe jepi fund kompensimit të frikës që të shoqëron. Nuk na tremb dot ne, me 25 prill ti largohesh dhe Shqipëria fiton”, – thotë Basha.

****

Të dashur miq ju përshëndes, nga rrugëtimi im drejt Tiranës, pas një mikpritjeje të mrekullueshme në qytetin e Elbasanit. Ditën e Verës, ditën e qytetit të Elbasanit për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët…Një mikpritje e mrekullueshme, për të cilën dua t’i falenderoj nga zemra ata mijëra qytetarë elbasanllinj; nëna, motra, gra, vajza, të rinj, të reja, burra të Elbasanit, të këtij qyteti që ka një vend të veçantë në zemrën time, dhe që kam patur mundësi ta përfaqësoj në Parlamentin e Shqipërisë, në ditët kur qeveria dhe parlamenti punonte për njerëzit, kur ndërtuam tunelin e Elbasanit, që pakkush e mendonte se do të ndodhte, ku bëmë realitet bashkimin e Tiranës dhe Elbasanit, praktikisht pothuajse si dy lagje të një qyteti, dhe kështu do të vazhdojmë të punojmë pas 25 prillit për të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Sot është një ditë feste, është Dita e Verës, dita e luleve, që simbolizojnë dhe që janë simboli më kuptimplotë i thyerjes së dimrit nga pranvera, një pranverë ndryshimi që po troket në mbarë Shqipërinë dhe zemrat e çdo shqiptari që është lodhur me 8 vite dimër; dimrin e papunësisë që solli kryeministri në ikje, dimrin e mjerimit ekonomik, të depresionit, të emigracionit, të dhunës, të arrogancës, të arbitratitetit. E pra, 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli, që do të jetë dita ku shqiptarët të bashkuar do të bëjnë të mundur një ndryshim për jetët e tyre dhe familjet e tyre.

Ata na kanë thirrur në këtë betejë, më kanë thirrur në këtë betejë, dhe unë kam nderin ta udhëheq këtë betejë për ndryshim, bashkë me një ekip të mrekullueshëm që janë garantë të një programi e një plani të vërtetë. Pas tetë vitesh premtime boshe dhe dështimesh, kemi një plan konkret, të hartuar nga mijëra ekspertë të vendit dhe të huaj, që do të bëjnë të mundur realizimin për punësim, mirëqenie, dhe për jetë dinjitoze në vendin tonë. Por sot dua të ndaj një mesazh edhe për ngjarjen e shëmtuar që provokoi Edi Rama kur erdhi me banditët në brez, se kujtoi se do të frikësonte popullin e Elbasanit dhe do të prishte festën. Nuk ia doli dot! Rrugët ishin plot e përplot, edhe më plot, pas një incidenti të shëmtuar, që tregoi se njerëzit nuk e kanë më frikë, se janë të vendosur që të mos jenë më peng i bandave, me të cilat Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur atë pushtet në Elbasan dhe në qytetet e tjera. I ka dalë boja atyre, dhe mbi të gjitha shqiptarëve u ka dalë frika dhe janë të gjithë bashkë, bashkë me ne, për të sjellë ndryshimin që vendi meriton.

Edi Ramës po i them këto dy fjalë për Ditën e Verës: Burrë nuk të bëjnë banditët pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit, burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që i ke futur në listat e tua, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, prandaj ke nevojë si për morfinën dhe kokainën dhe banditët që të rrethojnë. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas ambiciet personale (…) Ndali provokimet ndaj qytetarëve. Mos i provoko, dhe jepi fund kompensimit të frikës që të shoqëron. Nuk na tremb dot ne, me 25 prill ti largohesh dhe Shqipëria fiton.

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252