Kreu i PD, Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Ramës duke i thënë kryeministrit se po të kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve, mbase do të kishte arritur të shpëtonte 8 qytetarët që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Basha thotë se Rama duhet të ndihmonte qytetarët, në vend që të cicëronte gënjeshtra kundrejt tij. Lideri demokrat ripërsëriti se vendi po thyen rekord infeksionesh nga koronavirusi, ndërsa shton se Rama merret vetëm më sulme politike dhe gënjeshtra.
Basha në Twitter:
Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.
Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!
LEXO EDHE: