Basha: Ministrat e Ramës darkë 1 mijë USD bifteku, shumëfishuan pasuritë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka kujtuar darkën e figurave të rëndësishme të PS në një restorant mjaft të shtrenjtë në Dubai.

Basha ka thënë se ndërkohë që qytetarët vuajnë krizën ekonomike dhe përmbytjet, ministrat dhe jo vetëm socialiste darkojnë aty ku kushton 1000 dollarë një biftek, ndërkohë që shton se sipas një raporti të publikuar anëtarët e kabinetit kanë shumëfishuar pasurinë përgjatë këtyre viteve qeverisëse.



Prononcimi i Bashës
Pas 8 vite dështimesh, premtimesh boshe, skandalesh të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Madje kjo është shumë e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë.

Dy ditë më parë u bë publike se si, kur e gjithë Shqipëria ishte përmbytur, kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, qindra e mijëra qytetarë kishin mbetur pa asnjë mbështetje, kur mijëra familje të tjera kalojnë dimrin në çadra, kriza ekonomike është thelluar, papunësia është po rritet, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta të botës.

1000 dollarë bifteku! 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve.

Ata nuk kanë turp.

Edi Rama nuk ka turp.

Po mesa duket para ka dhe kanë shumë. Dhe po dje u publikua një raport i cili tregon se zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ka shumëfishuar pasurinë gjatë këtyre 7 viteve. Anëtarët e kabinetit të Edi Ramës zyrtarisht kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë viteve në qeverisje.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj. Mendon vetëm për paratë e saj jo për paratë e qytetarëve. Nuk ju intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur ndërsa qeveritarët e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku.

Nuk i kanë dhe nuk i kanë pasur për asnjë moment interesat e qytetarëve, nuk janë kujdesur për ta, kanë harruar se çfarë është qeveria, se cili është misioni i qeverisë, të kujdeset për njerëzit, të kujdeset për vendin, të zgjidhë ku është e mundur hallet dhe jo t’i rëndojë ata.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten e vet dhe për paratë e veta, jo për paratë tuaja të dashur qytetarë.

Të dashur qytetarë, është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju, për hallet tuaja, për problemet tuaja dhe jo për veten e saj.

Është koha që qeveritarët të cilët abuzojnë me pushtetin dhe me paratë tuaja të shkojnë para drejtësisë.

Është koha të kemi një qeveri, e cila jep zgjidhje për problemet tuaja në vend që të merret nga mëngjesi deri në darkë me vjedhjen e pasurive tuaja.

Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252