Aktualitet

Basha: Mjekëve dhe infermierëve nuk iu jepet bonusi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 17/10/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu, tha se koronavirusi po përhapet dhe numri i viktimave po rritet për shkak se qeveria nuk kryen testime masive.


Ai denoncoi se bonusi mujor prej 1000 eurosh për mjekët dhe 500 euro për infermierët, nuk po jepet nga qeveria.


Basha tha se paratë janë, por qeveria po i shpërdoron. Më tej, ai shtoi se rimbursimi i pacinetëve që trajtohen në shtëpi, është çështje jetësore.



Kreu i PD tha se buxheti i shëndetësisë në Shqipëri, është sa gjysma e buxhetit të Maqedonisë së Veriut.


“Paratë që duhet të jepen për shëndetësinë, po përpihen nga aferat korruptive të qeverisë “, -tha Basha.


Kreu i PD-së denoncoi se 70% e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për mësuesit.

“Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundesi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim në teknologji për mësimin në distancë, të përgatitet infrastruktura në rast se shkollat mbyllen”, – tha Basha.

LEXO EDHE: 

“Jemi në krizë të dyfishtë” – Basha: Qeveria po shpërdoron paratë, të mbështeten qytetarët


Etiketa: , , ,

Pas