Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, ku ka prezantuar programin e demokratëve për turizmin.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Lulzim Basha ka folur edhe për investimet në Portin e Durrësit. Ai u zotua se në këtë sektor, do të luftojë krimin e organizuar.
“Mund të thoni çfarë të doni për mua, ta thoni lirshëm sot edhe nesër, se nuk jam natyrë hakmarrëse… Por një gjë nuk e thoni dot, as kam qenë kurrë i lidhur me krimin. Përkundrazi, kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit, që ju ka sjellë të gjithëve ju një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010, heqjen e vizave…
Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit dhe në radhë të dytë Shqipërisë. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër Porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, jo i krimit të organizuar, as i klaneve qeveritare të lidhura me të”, – tha Basha.
LEXO EDHE:
Basha: Do të nxjerrim turizmin nga errësira, me 110 mijë vende të reja pune