Kryesore

Basha: Ndëshkim për çdo krim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:48 - 28/05/20 |
mapo.al

Lulzim Basha deklaron se nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë në vend, pa patur ndëshkim të aferave dhe krimeve që janë bërë. Nuk mund të ketë ndryshim në vend, tha Basha në Opinion, pa ndëshkimin e Edi Ramës, Erjon Veliajt, Ministrave dhe veglave të tyre të verbra.


Kreu i Opozitës pohoi se këtu nuk ka asgjë personale, por kjo është e vetmja mundësi për të ndëshkuar korrupsionin që mban peng vendin.


Me këtë, shtoi Basha, vendosim një standard, që ta ketë parasysh edhe qeveria nesër e PD dhe tjetra pas saj.


Cikli i pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund, tha Basha, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë mund të shkohet në BE.


Basha mohoi në menyrë kategorike të ketë ndonjë pakt me Ramën, dhe shpjegoi pse edhe vizioni i tyre është krejt i ndryshëm. Sipas kreut të PD atë, asgjë nuk e bën bashkë me Ramën.


Etiketa: , ,

Pas