Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot fermerët e Beratit.
Sipas kryedemokratit Basha pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg.
Basha bëri fajtore qeverinë që ka braktisur fermerët, ndërsa ka premtuar se me qeverisjen e PD, fermerët do të përfiotjnë ulje të çmimit të naftës, mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe duke nxitur prodhimin vendas.
“Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën. Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.
RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje. Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin. Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas. Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim“, shkruan Basha në Facebook.
Etiketa: Berat, fermerët, Fermeret e Beratit, Lulzim Basha, Video