Pas Elbasanit, kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Durrësit.
Edhe nga qyteti bregdetar, lideri i opozitës ka përsëritur të njëjtën thirrje drejtuar qytetarëve: “Dilni dhe votoni masivisht”.
“Merrni shokët, familjet, miqtë dhe votoni. Askush s’duhet të mbetet pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit, të mos mbetet askush pa votuar, kush ka nevojë për asistencë të ndihmohet. Kjo është dita e qytetarëve”, u shpreh Basha.
Gazetari: A është situata në terren ajo që ju jep energji?
Lulzim Basha: Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit
Gazetari: Dukeni i buzëqeshur sot…
Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!
***
Deri në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se kanë votuar 40.7% e qytetarëve me të drejtë vote në të gjithë vendin.
Shifra e pjesëmarrjes pritet të rritet edhe më gjatë orëve të pasdites.
LEXO EDHE:
Basha: Elbasani duket se po i prin me pjesëmarrje, ftoj qytetarët të votojnë