Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me mbështetës, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh sërish për zgjidhje politike, por kjo sipas tij vjen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe bandës që sipas tij ka marrë peng vendin.
“Nuk ka mesazh më të qartë se ky. Betejës së shqiptarët për liri sa vijnë e u shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Dhe se në funksion të kësaj, shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithçka, shpirtrat tanë, mendjet tona, vullnetet tona, rrahin e punojnë si një i vetëm.
Ne e dimë se nuk ka e nuk mund të ketë as liri e të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as clirim nga oligarkia që ka kapur për fyti Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, as shporrjen e bandës kriminale që sundon këtë qytet tash 6 vite pa larguar shkaktarin numër 1 të kësaj krize, përfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin, njeriun që e bëri Shqipërinë hambar droge, njeriun që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, u vuri shqiptarëve kularin në fyt, rriti çmimet e naftës dhe të energjisë, rriti taksat, fërkon duart tek i sheh shqiptarët të largohen në kurbet, dhe tani bëhet gati të cimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati ta kthejë Shqipërinë në monizëm, bëhet gati të nxjerrë kamzhikun e diktaturës për tu ulur kokën shqiptarëve. A e pranojmë ne këtë? Natyrisht që jo. As Elbasani dhe as Shqipëria nuk e pranon këtë”, u shpreh Basha.