Aktualitet

Basha në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, do ta vazhdojmë për ta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 14/05/21 |
mapo.al

“25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Regjimi Rama-Doshi ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë shqiptarët, edhe socialistët”.






Kështu u shpreh edhe nga Fieri kryedemokrati Lulzim Basha ku zhvilloi një takim me strukturat.


Për liderin e opozitës, zgjedhjet e 25 prillit u grabitën nga makineria shtetërore përmes shitblerjes së votave, presionit ndaj administratës e qytetarëve dhe përdorimit të aseteve publike.





“Betejës tonë qytetare dhe europiane me program, me ide, me zgjidhje, e cila preku çdo shtresë, çdo grup interesi, çdo moshë në çdo cep të këtij qarku dhe të gjithë Shqipërisë, Edi Rama dhe regjimi i tij iu përgjigj me shitblerje masive votash, me shkelje flagrante dhe kriminale të kodit zgjedhor, të vet atij kodi që votuan në mënyrë të njëanshme më 5 tetor, me punësime masive të paligjshme dhe të rreme. Që nga bashkia e okupuar, tek Alb-Petroli dhe çdo fushë tjetër. Me presione të tmerrshme kriminale ndaj administratës, ndaj biznesit, ndaj sipërmarrjes në tërësi, ndaj familjeve të qytetarëve, ndaj mësuesve, ndaj mjekëve dhe ndaj personelit shëndetësorë në tërësi. Si me angazhimin e zakonshëm të aradheve të kriminelëve, të cilët bënin natën të vetmen fushatë të Edi Ramës, blerjen e votave nën kërcënim derë më derë. Kjo është tabloja e qartë që është shpalosur tashmë anembanë vendit. Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua. U tjetërsua duke e nxjerr zbuluar atë që e di gjithë bota, e di gjithë Europa, e di Amerika, të cilët janë shprehur qartë për nevojën për ndryshim. Binomin Rama-Krim, regjimin Rama-Doshi i cili kësaj radhë ka lënë gjurmët e gishtave kudo. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, nga Vermoshi në Konispol, edhe këtu në Fier“, u shpreh Basha..

Lexo edhe :  "Vullneti i popullit është në kutitë e votimit" - Përfaqësuesi i PS në KAS citon Bashën


Duke theksuar se PD nuk do ta njohë rezultatin e 25 prillit, Basha tha se beteja e opozitës do të vazhdojë për shqiptarët dhe demokracinë.



“Beteja do të vazhdojë, beteja do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time, as të Enkelejdit e as të kandidatëve tanë të tjerë, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë apo për të bërë aleancë me krimin. Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë“, tha ai.

Se cilat do të jenë format e reagimit që do të ndjekë opozita, Basha dha këtë përgjigje: “Në të gjitha format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje“. Fundi i kësaj beteje nuk mund të jetë triumfi i regjimit Rama-Doshi, por përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”.

2


Etiketa: , , ,

Pas