Aktualitet

Basha në Has: S’do të ketë amnisti për dështimet 8-vjeçare të Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 18/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar këtë të diel takimet elektorale, duke u ndalur në Has pas takimit me qytetarët e Tropojës.  Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se nuk do të ketë amnisti për dështimet 8-vjeçare të kryeministrit Edi Rama.






“Shqipëria fiton duke votuar numrin 9”, – u shpreh lideri i opozitës teksa i ftoi të gjithë për një kapitull të ri, ku varfëria dhe emigrimi sipas tij do të luftohen me një program të hartuar nga ekspertë të fushës.


“Me votën tuaj do të kemi një qeveri që punon për ju, me votën tuaj le ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim. Fitorja e PD e koalicionit për ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as nuk mund të imagjinohet , jo 4 vite por as 4 ditë më shumë.

Dita po afron, po vjen por dhe ndryshimi është në dorën tuaj. Duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, pjesëmarrja duhet të jetë masive për të vendosur për ndryshimin”, – tha Basha.



LEXO EDHE:


“Në Tropojën e Berishës dhe Azem Hajdarit” – Basha pritet me brohoritje

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas