Kryesore

Basha në Ishëm: Pas 25 prillit, paratë e incineratorëve do shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:53 - 05/11/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me banorë të zonës së Ishmit të prekur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.






Basha premtoi se pas 25 prillit, paratë për rindërtimin e shtëpive të tyre të dëmtuara nuk do të shkojnë për inceneratorë dhe konceisione korruptive, por për shqiptarët.


“Po bëhet 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ende shumë familje jetojnë në kushte të mjerueshme dhe në çadra, pa asnjë mbështetje nga qeveria. Shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti janë vlerësuar padrejtësisht, ndërsa për të tjera nuk ka ende asnjë masë për t’i rindërtuar. Sot, pashë në disa familje në Ishëm gjendjen e mjeruar të banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe të rënduar edhe më shumë nga pandemia. Në Gjuricaj, u ndala në banesën e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit të familjes së Limon Filit.







Edhe pse ka kaluar 1 vit, kjo familje jeton në një depo, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje për shtëpinë. Ndonëse banesa është plotësisht jashtë funksionit dhe gati për t’u shembur, vlerësimi i vetëm për dëmet që i kanë dhënë, është se përfiton 250 mijë lekë të reja, duke mos i dhënë asnjë lloj ndihme, ndërkohë që kjo familje po e pret dimrin e dytë pa çati mbi kokë.



Në Lalëz, familja e Agim Muharremit po jeton ende në çadër, pasi edhe pse banesa është kualifikuar për t’u rindërtuar, ende nuk ka nisur asnjë punë, me justifikimin se rruga deri tek banesa nuk është e mirë.

E njëjta histori përsëritet edhe në shtëpinë e Kasem Gjetës në Shkafanë, ku shteti nuk ka sy as veshë të shohë e dëgjojë hallet e këtyre njerëzve. Në Kuraten, në familjen e Shpëtim Kurti, 8 pjesëtarët e familjes po hyjnë në dimrin e dytë në çadër, duke jetuar në një kontenier që ia kanë dhuruar privatisht, pasi në shtëpinë e shembur plotësisht as kanë nisur të hidhen themelet.

E zonja e shtëpisë tha se ende nuk kanë asnjë zgjidhje dhe po jetojnë në kushte të vështira.

Përtej propagandës, qytetarët po mbushin një vit që jetojnë nëpër çadra, pa asnjë mbështetje dhe me kërcënimin e koronavirusit, ndërsa qeveria vazhdon që paratë e taksave të shqiptarëve t’i bashkëndajë me njerëz pranë saj, nëpërmjet tenderave e koncesioneve korruptive.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Shqiptarëve u duhet një qeveri, që prioritet ka qytetarët dhe jo inceneratorët e koncesionet korruptive. Qeveria e ardhshme do t’u sigurojë banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti banesat që u takojnë, ndërsa nga ndihma që kanë dhënë vendet mike do të përfitojnë qytetarët në nevojë”, shprehet Basha.

<
>
WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.40 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.41 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.42 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.43 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.44 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.45 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.46 PM WhatsApp Image 2020-11-05 at 6.05.47 PM
1


Etiketa: , , , ,

Pas