Aktualitet

Basha në Këshillin Kombëtar: Na pret një sfidë e madhe, PD mbështet ndryshimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:51 - 16/05/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka siguruar fjalën e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar






Basha është shprehur se demokratët i pret një sfidë e madhe para, por sipas tij nuk duhet harruar ajo që është ndërtuar deri më tani. Ai ka theksuar po ashtu se nuk duhet të harrohet mbështetja e marrë në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 prillit.


Mbledhja e Këshillit Kombëtar, është mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku edhe u miratua që në datën 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e kësaj partie.







Ndërkohë edhe në Këshillin Kombëtar do të paraqitet kjo kërkesë e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të pasur zgjedhje për kryetar, rreth një muaj para afatit zyrtar.



“Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.

Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci.

Përvecse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë.”-tha Basha.

LEXO EDHE: 

Përfundon mbledhja, Kryesia e PD miraton 13 qershorin për zgjedhjen e kryetarit

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas