Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi nga Korça pas arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu nga policia një ditë më parë në “Astir”. Basha tha se Balliu mbahet në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Policia dhe Prokuroria zbatuan udhrin e Ramës, pasi Balliu ish-deputeti ishte vazhdimisht në krye të protestës së banorëve të “Unazës së Re” në mbrojtje të shtëpive të tyre. Basha tha se pas hekurave duhet të ishte Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini dhe vetë Edi Rama.
“Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna.
Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar. Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoi edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoi në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji.
Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër.
Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores”, u shpreh Basha.
LEXO EDHE:
Mesazhi i Bashës nga Vau i Dejës: Ne jemi ata që rrëzuam Enverin…
Enverin e rrezoj kush e rrezoj Ti rames do ti hashe mutin