Mbledhja e Kryesisë së grupit parlamentar të PD mbledhjen e mbrëmjes së sotme është shoqëruar me debate të forta mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe atyre që kundërshtojnë vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës.
Kritikave të Tritan Shehut, Flamur Nokës, Bujar Leskajt, Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit, Basha iu përgjigj se kishte marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij, për të shpëtuar PD-në.
“Ky është vendimi i jetës time! E marr vetë këtë përgjegjësi. E bëj sepse dua të ruaj PD-në. Nuk e fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet“, mësohet të jetë shprehur Basha.
Pasditen e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha njoftoi përmes një deklarate urgjente nga zyra e tij në selinë blu se kishte marrë vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar deri në sqarimin e akuzave të ngritura nga SHBA, të cilat e shpallën non grata.
LEXO EDHE: