Demokratët zhvilluan në Lezhë mitingun përmbyllës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votimet e të dielës. Sipas Bashës, ka ardhur ora për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
“Të gjithë duhet të dalim të votojmë 9 dhe të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë. Të dielën është ora t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve të dilni të votoni. Është në dorën tuaj. Ky është vendi ynë, është vendi i gjithë shqiptarëve. Një thirrje gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!“, u shpreh Basha.