Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët e vendit. Këtë të diel ka takuar qytetarët e Librazhdit, tek të cilët nuk ka munguar entuziazmi dhe duartrokitjet e ngrohta.
“Shqiptarët janë të etur për ndryshim, por askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretërirë”, – tha Basha teksa iu drejtua të pranishmëve se, fitorja e 25 Prillit do të jetë jo vetëm për demokratët por edhe për socialistët e ndershëm. “Ata nuk i lidh asgjë me hajdutët e Rilindjes. Ndoshta kanë besuar premtimet e 8 viteve…”
Nuk mungoi një thirrje drejt këtyre të fundit, për t’u bashkuar për rrëzimin e qeverisë Rama.
“Bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë, për të ardhmen e vendit në Europë. A durohen më dhe 4 vite të tjera si këto?!” – iu drejtua Basha.