Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log në Abc News ku bashkë me gazetarin Endri Xhafo kanë zhvilluar një intervistë rrugës për në Elbasan.
BASHA:
Ta ulim pak temperaturën? Muzikë dëgjoj! Rama tani ka zbuluar Dua Lipën. Por cfarë muzike dëgjon Basha? Pop, rock, sigurisht muzikë shqiptare. Shumicën e rasteve, jo vetëm në fushatë por edhe gjatë aktivitetit jashtë fushate udhëtimi në makinë është kohë që harxhohet me mesazhe dhe telefonata”
Zv/ kryeministri Erion Braçe e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës patenta i kishte skaduar dhe vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.
Gjatë emisionit “Log.” , Basha iu përgjigj Braçes, ndërsa zbuloi se patentën e kishte marrë për herë të parë kur ishte 17-vjeç, në 1991.
“Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17 -vjeç, në 1991” tha Basha.