Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha: Në tre vjet, 1.6 miliardë euro të pastruara në ndërtime pallatesh

by mapo.al
02/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti dhe njëherë shqetësimin për pastrimin e parave në vend.

Marrë shkas nga projektligji me disa ndryshime mbi ligjin e parandalimit të pastrimit të parave e sjellë nga mazhoranca në Kuvend, Basha tha se në tre vite sektori i ndërtimit në Shqipëri ka pastruar rreth 1.6 miliardë lekë.



Basha nuk kurseu akuzat ndaj mazhorancës, të cilës i kujtoi se anëtarë të saj janë kapur në përgjimet e antimafias me Ndragheta e Cosa Nostra, dhe si e tillë nuk mund të luftojë pastrimin e parave.

Basha: Kjo pseudo-mazhorancë, anëtarë të së cilës prej disa vitesh shfaqen rregullisht në përgjimet e antimafias italiane e jo vetëm, ka sjellë në këtë seancë një projektligj me disa ndryshime mbi ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Te të gjithë ata që e njohin mirë realitetin e përditshëm të Shqipërisë, qofshin shqiptarë apo të huaj, ata e që kanë parë e shohin përditë se si gjatë sundimit të kësaj pseudo-mazhorance, institucionet u gangsterizuan, llumi i shoqërisë u fut lirshëm në parlament e bashki, krimi i organizuar ka sekserët e tij në nivelet më të larta të qeverisë, në mendjet e të gjithëve. Pra lind rrufeshëm pyetja: a mund të jenë po këta që propozojnë masa për parandalimin e pastrimit të parave?

A mund të jenë këta që lejuan me urdhër politik kanabizimin e Shqipërisë, dhe shndërrimin e vendit në Kolumbinë e Europës dhe prodhuesin e parë të kanabisit në kontinent, sipas OKB-së, të njëjtëtë që mund të ndalojnë pastrimin e parave?

A mund të jenë këta që lejuan që shifrat marramendëse të eurove që prodhoi trafikimi masiv i drogës, të pastroheshin pa kokëçarje në kryeqytet dhe në zonat më eksluzive të Shqipërisë, që janë edhe më të mbikqyrurat, frenuesit e këtij fenomeni?

A mund të jenë ata që kapitenin më të suksesshëm të betejës me drogën, kanë ministrin e parë të brendshëm të akuzuar për trafik narkotikësh, garantues të luftës kundër pastrimit të parav e të pista?

A mund të jenë këta që në janar të këtij viti dolën në përgjimet e antimafias së Katanzaros, me titujt e tyre si kryeministër, ministra apo kryetarë bashkie, ku pjesëtarë të një nga organizatave mafioze më të rrezikshme në botë, Ndraghetës, bënin plane për leje ndërtimi korruptive, tendera dhe koncesione, dhe llokma të përcaktuara qartë e me përqindje të majme, garantët që paratë nuk do të pastrohen më në Shqipëri?

A mund të jenë këta që jo 2 javë më parë dolën përsëri në përgjimet e antimafias italiane, këtë herë me një tjetër organizatë mafioze, po aq të rrezikshme sa Ndragheta, Cosa Nostra, si garantët e një operacioni të pastrimit të parave, për të cilin merrej si i mirëqenë bashkëpunimi i zv. kryeministrit dhe drejtuesit të Drejtorisë të Pastrimit të Parave, autorët e iniciativave parandaluese?

A ka nevojë ta themi përgjigjen që është ne majë të gjuhës së cdo shqiptari?

Përgjigjja është jo.

Këto nuk janë vetëm cilësime të Partisë Demokratike, por janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Këshillit të Europës dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shqipëria është renditur nga MONEYVAL, struktura e përhershme e Këshillit të Europës, në listen gri të vendeve me problem të mëdha në luftën kundër pastrimit të parave. Sipas Indeksit të Bazelit, këtë vit rreziku për pastrim parash është rritur në vendin tonë, duke humbur 28 vende në krahasim me vitin e shkuar, më të rrezikuarit në Rajon dhe Europë.

Ndërsa sipas Departamentit Amerikan të Shtetit “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”.

Vitin e kaluar Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, projekt i finaciuar nga GIZ-i gjerman dhe ministria e jashtme Norvegjeze, nxorri në pah skemën me të cilën financohen qiellgërvishteset që i kanë rrëmbyer diellin rrugëve të Tiranës, ku thuhet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

1.6 miliardë euro!

Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin ku gjallon krimi dhe korrupsioni, në të cilin ndërthuren interesat e politikanëve të korruptuar, oligarkëve të panginjur dhe botës së krimit, që e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, e cila nuk dëmton vetëm ekonominë, por edhe trashëgiminë, kujtesën historike dhe hapësirën publike, e cila, si gjithçka tjetër nën sundimin tuaj antiqytetar dhe antikombëtar, kthehet në plaçkë të fare pak njerëzve.

Madje kjo lavatriçe nuk ndaloi së punuar edhe në ditët më të vështira për shqiptarët, gjatë momentit më kritik të pandemisë.

Tags: 1.6 miliarde euroLulzim Bashandertimpastrimi i parave

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Vizita/ Hillary Clinton fton Ramën në SHBA, çmimi që do marrë kryeministri

Vizita/ Hillary Clinton fton Ramën në SHBA, çmimi që do marrë kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In