Aktualitet

Basha në Vorë: 25 prilli s’është për partitë, por për të ardhmen e vendit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 18/04/21 |
mapo.al

Vora ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve të Vorës, Basha tha se Aleanca për Ndryshim po i fiton zgjedhjet dhe kjo shihet tek shqiptarët nga jugu në veri, të zhgënjyer nga dështimi i 8 viteve të Ramës.






Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota për numrin 9 do shkojë për punësimin, për mirëqenien e familjeve shqiptare, për fermerët shqiptarë dhe për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë.


“Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton. Shqipëria fiton duke votuar numrin 9.





Rama s’ka çfarë të bëjë më kur s’bëri në 8 vite. Më 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar sepse është në dorën tuaj dhe tonën”-tha Basha.



Lexo edhe :  Basha takon ministren austriake: Të luftojmë për ndryshim dhe demokraci

Kryedemokrati premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve pa dallim.



“Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni numrin 9, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve”-tha Basha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas