Pas Kamzës e Vorës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar edhe qytetarë e mbështetës të tij në Durrës.
Kreu i PD, i falenderoi qytetarët e Durrësit që refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor, e gjithashtu i ftoi të gjithë t’i bashkohen protestës së nesërme në orën 20:00.
“30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.
“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”, -tha Basha.