Aktualitet

Basha nga Durrësi: Mbështesim biznese, jo oligarkë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 25/02/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, vizitoi sot një biznes në qytetin e Durrësit. Në bashkëbisedimin me një nga administratorët e biznesit, Basha tha se plani i PD-së për ekonominë përqendrohet tek rritja e eksportit dhe trajnimi i forcës punëtore.





Po ashtu, ai citoi se në këtë formë do të jemi më pranë integrimit në Bashkimin Evropian.


*****




Lulzim Basha: Ndryshimi kryesor mes ekonomisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është ky, të dy qeveritë e këtyre të dy vendeve kanë pasur këtë përqendrimin e eksporteve gjë kryesore dhe trajnimin e forcës punëtore. Maqedonia e Veriut ka shitur 3 miliardë dollarë në Gjermani, Shqipëria 300 milionë në 8 vite.


Duhet patjetër një orë më parë të ndryshohet, zgjedhja me 25 prill është më e thjeshta. Do të ngecim apo do të ndryshojmë? Patjetër që do të ndryshojmë. Do të ketë ndryshim si trajtohet sipërmarrja, punëdhënësi. Nuk ka rrugë tjetër. Kryeministri dhe një grup pushtetarësh janë bërë ortak me një grusht biznesmenësh, që populli i njeh si oligarkë, ndërkohë që gjithë biznesi i ndershëm ka dalë jashtë loje. Kjo zgjidhet fare thjeshtë, duke pasur një qeveri që kujdeset dhe merr përgjithësitë e veta karshi jush.


Administratori: Unë mund të jem konkurrues shumë i mirë në treg, por më ngrenë taksat dhe shkoj drejt faltimentit.

Lulzim Basha: Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mekanizma të tëra që stimulon biznesin. Do të bëj gjithçka që eksporti shqiptar drejt Evropës do të jetë në mënyrë absolute. Ne e vrasim biznesin shqiptar dhe stimulojmë importet.

Lexo edhe :  "Premtim i pambajtur i Ramës"-PD: Aeroporti i Kukësit s'ka certifikatë sigurie

Administratori: Ka qenë dëshira që të investojmë në Shqipëri. U liberalizuan vizat, hyrja në NATO na dha siguri dhe prandaj u kthyem. Duke pasur sigurinë, taksat e ulëta, ne çdo vit investonim dhe fitonim, kishim besim, tani nuk kemi. Kam partnerë të fuqishëm në Itali që duan të vijnë këtu, sepse kemi partneritet me ta, nuk e marrin hapin, sepse janë këto vështirësi që po hasim ne.

Lulzim Basha: Këtë e dëgjoj përditë. E para e punës duhet të kemi besim tek vendi jonë, tek puna juaj, këtë e keni bërë ju. E para të keni besim, vendi ka sipërmarrës të jashtëzakonshëm. Nuk duhet ta ulim besimin. Edhe dy muaj. Si u hoqën vizat, sepse ishte dhe çështje dinjiteti, statusit të shqiptarit para BE. Ju garantoj se ndryshimi do të vij me hapat e tjerë në raport me BE, do të keni lehtësira të shumta, do të kemi fonde, do të kemi lehtësi të jashtëzakonshme. Kur iu thamë se do të heqim vizat edhe familjarë të mi thanë s’bëhet. Ju them të keni besim, me 25 prill vjen ndryshimi.

Administratori: Unë me stafin me punën kam hyrë në BE, qeveria duhet të hy në Evropë. Po nuk hymë ne jemi të falimentuar.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas