Politika

Basha nga Elbasani: Do ia dalim të sjellim pranverën







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 14/03/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë një vizitë qytetarëve të Elbasanit me rastin e Ditës së Verës.


Ai ka uruar për më shumë mbarësi, ndërsa theksoi se së bashku do ia dalim të sjellim pranverën shqiptare që shqiptarët të mos ikin.




Basha ka marrë nga Elbasani edhe simbolin e 14 marsit, që është verorja dy ngjyrëshe.



“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, ka qenë urimi i Bashës për Ditën e Verës.


Etiketa: , ,

Pas