Aktualitet

Basha: Nga Leipzig vijmë me duart plot, do zgjidhim krizën ekonomike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 23/11/19 |
mapo.al

Në një bashkëbisedim me gazetarët, sot pasdite në orën 17:00 nga selia e PD-së, Lulzim Basha theksoi se ditët e fundit, fokusi i takimeve të tij me aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Gjermani dhe Kroaci, ka qenë hapja e negociatave me BE-në.


Basha e pranon se procesi i futjes në BE nuk është një proces i lehtë, por as i pamundur, nëse plotësohen kushtet që Bundestagu i paraqiti Shqipërisë.


Basha shtoi gjithashtu, se kushtet që Gjermania i vendosi Shqipërisë, janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike dhe për të ecur përpara drejt familjes europiane.


Kreu i Partisë Demokratike theksoi se me mbështetjen e CDU-së, do zgjidhet kriza ekonomike që ka kapluar vendin.


“Nga Leipzig-u i Gjermanisë vijmë me duart plotë. Kemi një platformë, një strategji për zgjidhjen e krizës ekonomike”.

Gjithashtu Basha tha se një tjetër kërkesë e ndërkombëtarëve është ngritja e institucioneve të Reformës në Drejtësi.

‘Ashtu siç bëra gjatë takimeve të mia në Zagreb dhe Laipzig, dua ta bëj dhe nga Tirana, të shpreh falënderimin tim për këtë mbështetje të palekëndur për aspiratat europiane të shqiptarëve.

Si çdo proces futja në një familje kaq të fortë siç është BE nuk është një proces i lehtë, është një poroces që kalon përmës përmbushjes së kritereve. Theksi që kanë vendosur drejtuesit e BE ka qenë pikërisht tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit Bundestagu ka miratuar një mocion me anë të cilit ka paralajmëruar se vendit tonë do ti hapien negociatat pas plotësiimit të 9 kushteve, që janë reforma në drejtësi dhe refoma zgjedhore.

Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut është dhe qëndrimi zyrtar i PPE. Kushtet që duhen plotësuar janë të qarta, nuk lënë vend për proagandë.

Kërkesa e parë është hartimi pa vonesë i Reformës Zgjedhore. Së dyti bërja funksionale sa më shpejt e Gjykatës Kuhstetuese. Së treti papajtueshmërinë totale me blerjen e votave dhe krimin zgjedhor’, tha Basha.


Etiketa: , ,

Pas