Kreu i PD Lulzim Basha, këtë mbrëmje ka qenë pranë banorëve të Astirit të cilët protestuan paqësisht, kundër projektit të Unazës së Re i cili iu shemb shtëpitë. Kreu i PD theksoi se pa çuar para drejtësisë kryeministrin Rama, nuk ka Shqipëri europiane. “Ky është një projekt hajdut, dhe prej kohësh po ushtrohet terror dhe dhunë ndaj këtyre banorëve nga kreu i qeverisë. Pa u cuar para drejtësisë Edi Rama nuk do ketë Shqipëri Europiane”
Më tej lideri demokrat nënvizoi se dështimi i sotëm, nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, por i një njeriu që ka mbajtur peng Shqipërinë.
“Nuk shkohet në Europë me një gënjeshtar kronik kryeministër. Nuk shkohet në Europë pa e çuar prapa hekurave. Shqipëria si Europa është dëshira e çdo shiqptari. Është thirrja e çdo demokrati. Shqipëria si Europa do të thotë hadjutët në burg dhe dëmshpërblim për çdo familje.”-deklaroi Basha.
Deklarata e Plotë e Bashës
Qindra vogëlushë prej një viiti janë në kushte terrori psikologjik. A do ta kenë strehën mbi kokë nesër? A do të kenë këta prindër kushte për fëmiëjt e tyre. Prej më shumë se një viti ndaj këtyre banorëve ushtrohet dhunë dhe terror nga një bandë hajdutësh.
100 mln euro është cmimi i aferës pas të cilës fshihet dhuna e një shteti të korruptuar. Shikoni këtu qindra policë. Edhe ata janë prindër. Punojnë në kushte të vështira dhe marrin paga të ulëta. Edi Rama është hajdut dhe gënjeshtar kronik.
Nuk shkohet në Europë me një gënjeshtar kronik kryeministër. Nuk shkohet në Europë pa i cuar prapa hekurave ata që kanë shkelur ligjin.
Shqipëria si Europa është dëshira e çdo shiqptari, është thirrja e çdo demokrati. Shqipëria si Europa do të thotë hadjutët në burg dhe dëmshpërblim për çdo familje.
Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, por i një njeriu që ka mbajtur peng Shqipërinë. Pa u cuar para drejtësisë Edi Ramën nuk do ketë Shqipëri Europiane.
LEXO EDHE:
PD: Protesta në Astir paqësore, policia terror ndaj grave e fëmijëve
Lihen në burg tre të arrestuarit e Astirit, PD: Vendim politik