Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh sonte në emisionin Open, se ngjarja e Elbasanit është e rëndë, tragjike dhe ai po pret të flasë drejtësia. Megjithatë, kreu i Opozitës, pohoi se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse policia, institucionet, prokuroria do të kishte funksionuar.
Kjo sepse, personat e përfshirë, anëtarët e bandës së lidhur prej 8 vitesh me qeverinë, janë denoncuar 6 javë më parë me emër me mbiemër, me detaje, me targa makinash, në SPAK, në Polici, pranë Shërbimit Informativ, dhe pranë partnerëve ndërkombtarëve.
Sipas Bashës, nëse këto instanca do të kishin bërë detyrën, ngjarja nuk do të kishte ndodhur.
Basha mohoi që grupet e PD që mbrojnë vota të jenë të armatosur.
Kryedemokrati theksoi se pas 25 prillit, vjedhja dhe blerja e votës do të jetë një dukuri që i përket së shkuarës, dhe nuk do të jenë më nevoja për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.
Basha deklaroi se është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, me ambasadoren amerikane, të cilët janë shumë të informuar për zhvillimet në Elbasan.
Kreu i Opozitës, Basha, permendi me emer kreun e bandës së Elbasanit, Suel Çela, si të lidhur me qeverinë, dhe të paprekur e të pandëshkuar nga policia dhe drejtësia.