Basha ngre tonet dhe i përgjigjet Ramës: Kryeministër palaço (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga Vora, një ditë pasi kreu i qeverisë u shpreh skeptik për planin e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, ndërsa atakoi drejtpërdrejt edhe kundërshtarin politik duke e quajtur “shalqi me provë”.

Pas një takimi me biznesin fason në Vorë, Basha u shpreh se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.



Me tone të forta, lideri i opozitës tha se 6 muaj para zgjedhjeve, vendi ende drejtohet nga një kryeministër palaço që di vetëm të shajë, në vend që të ndihmojë qytetarët dhe bizneset, të cilët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe pandemisë.

Plani i prezantuar nga opozita, tha Basha, nuk është elektoral, por që të zbatohet nga qeveria në 6 muajt e fundit që i kanë mbetur.

“Plani që kemi prezantuar këtë jave nuk është plani ynë elektoral, por është plani për 6 muajt e fundit të kesaj qeverie. Sepse për fat të keq këto 6 muaj ende drejton një kryeminister palaço që vetëm shan po nuk e fsheh dot të vërtetën. Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët. Sot dhe ditë për ditë nuk do lodhem së përsërituri që nuk ka kohë për sharlatanizma por për të marrë përgjegjësi sepse vendi është në krizë dhe tryezat e shqiptarëve janë bosh”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD inspektoi sot nga afër një ndërmarrje fason në aksin Tiranë – Durrës, e cila funksionon prej më shumë se 15 vitesh. Ka pasur në të kaluarën deri në 500 punonjës, tani ka vetëm 170 pasi ndodhet nën presionin e krizës ekonomike.

LEXO EDHE: 

“Shalqi me provë”/ Rama sulmon Bashën për planin e rimëkëmbjes: Mungesë serioziteti


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252