Përgjysmim i xhiros ditore dhe reduktim i stafit, janë këto disa nga shqetësimet e bizneseve të vogla në Tiranë, gjatë periudhës Covid-19, me të cilat është njohur kryedemokrati Lulzim Basha.
“Pandemia i ka trembur njerëzit; është përgjysmuar xhiroja ditore, shiten produktet baze, janë reduktuar çmimet dhe stafi”, – u shpreh menaxherja e një dyqani me produkte organike në kryeqytet.
Kreu i PD-së akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri kundrejt bizneseve të vogla.
“Bizneset e vogla dhe të mesme, të rrënuara nga kriza, pa ndihmë nga qeveria. Biznesi pa mbështetje, ka shkurtuar vendet e punës. Kemi kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit. Zgjidhja, të ndihmojmë konsumin duke financuar të gjithë familjet dhe sipërmarrjet. Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje. Vizioni ynë për të nesërmen është në krahun e të gjithë njerëzve që punojnë”, – tha Basha.
Ai gjithashtu iu referua vizionit të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve më 25 prill.
Etiketa: bizneset e vogla ne Tirane, Lulzim Basha, Pandemia COVID-19, Video